Përballje

Conference Leauge: Drita mban gjallë shpresat për kualifikim ndaj Feyenoord


Skuadra kosovare, Drita, ka mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim tutje në “Europa Conference Leauge” duke barazuar më gjigantin holandez, Feyenoord.

Ndeshja e parë e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll pa gola, më skuadrën e Dritës e cila u mbrojt në mënyrën më të mirë përbllë një kundërshtari të fortë.

Trajneri Ardian Nuhiu e kishte përgatitur shumë mirë ndeshjen, me një mbrojtje të ngjeshur dhe të disiplinuar, ndërsa tentonin në kundërsulme.

Rastin më të mirë për gjilanasit dhe të vetmin në pjesën e parë e kishte maqedonasi, Marko Simonovski, por nuk arriti të gjuajë saktë në portë.

Ndërsa rastin më të mirë në ndeshje e kishte skuadra holandeze në minutën e 72-të, kur një pasim nga  Marcus Pedersen përfundon te Guus TIl dhe Luis Sinsiterra që futen me shpejtësi  në zonë, por goditja e këtij të fundit shkoi jashtë nga pesë metra.

Në fund, Drita arriti një barazim përballë 15 herë kmpionëvë të Holandës dhe gjithçka mbetet ende e hapur për një kualifikim tutje në ndeshjen e kthimit.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit, do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Rotterdam.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore