Sport

De Paul pritet të rikthehet në Serie A


U largua drejt Atletico Madrid-it me shumë bujë në verën e vitit të kaluar, por argjentinasi, Rodrigo De Paul, është afër që të rikthehet në Serie A, aty ku ka kaluar pesë vite me skuadrën e Udinese-s.

Argjentinasi nuk po gjen mjaft hapësira në formacionin e Atletico-s, andaj ai është duke e menduar largimin nga Spanja.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, skuadra e Inter-it kërkon që të përfitojë shërbimet e mesfushorit 27 vjeçar.

De Paul ishte në vëmendjen e drejtuesve zikaltër edhe sezonin e kaluar, por Atletico Madrid-i u tregua më e shpejtë dhe pagoi 35 milionë euro për kartonin e tij, duke e marrë në kampionatin spanjoll.

Megjithatë përshtatja në La Liga nuk ka qenë ajo e duhura për mesfushorin argjentinas, që nuk është shndërruar në titullar me “Los Colchoneros” dhe do të dëshiron një rikthim në Itali.

Mediat italiane raportojnë se Marotta e Ausilio kanë nisur negociatat me menaxherin e argjentinasit dhe për momentin po diskutohet për një huazim një-vjeçar, me të drejtë blerjeje për 25 milionë euro verën e ardhshme, megjithatë fjalën e fundit pritet ta thonë drejtuesit e Atleticos së Madridit.

Kujtojmë që De Paul ka zhvilluar 42 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Atletico-s (shumicën si zëvendësues), prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar po aq asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore