Jetesë & Stil

Dalja e papritur nga “Love Story”, Krist Aliaj tregon arsyen që e çoi në marrjen e këtij vendimi!


Krist Aliaj ka treguar ndjesitë e tij, pas daljes nga “Love Story”, duke thënë se “ndihet i qetë me veten” dhe këtë kishte dashur që prej largimit.

Ai u rrëfye si i ftuar në emisionin e showbizit “Pikë”, në “Albanian Post”, me moderatoren Adela Osmani.

“Ajo eksperiencë ishte shumë intensive. Çdo ditë, e çdo ditë intriga dhe tani kam rënë në një lloj qetësie për mirë”, tha fillimisht Kristi.

Konkurrenti i “Love Story”, i njohur edhe si djali i artistit shumë të diskutuar Robert Aliaj, pranoi se nuk kishte më asnjë arsye për të qëndruar në program, ndaj edhe zgjodhi të largohet me vullnet të plotë.

“Ishte bërë situatë shumë toksike për mua, për vajzat në program, por edhe për produksionin. Ndaj mendova që ishte më mirë të hiqja dorë”, deklaroi më tej Aliaj.

Kristi tregoi gjithashtu se nuk kishte më interes për asnjë nga vajzat, e as për të vazhduar njohjen apo punën me produksionin.

Megjithatë, ai premton se do të vazhdojë të jetë aktiv në mediat shqiptare me projekte të tjera./AlbanianPost

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore