Rajoni

Dačić dhe Vulin marrin dozat e para të vaksinës ruse


Qeveria serbe ka njoftuar se kryetari i Kuvendit të Senatit, Ivica Dačić, dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, kanë marrë vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd.

Gjithashtu, edhe disa zyrtarë tjerë serbë e kanë marrë këtë vaksinë, ku në mes tyre janë edhe Maria Gnjatovic nga Instituti për Energjinë Bërthamore, Dragana Despot, drejtoreshë e Institutit për Biocide dhe Ekologji Mjekësore.

Dačić ka treguar se ka qenë kërkesë e ekspertëve që zyrtarë të lartë të shtetit të vaksinohen dhe se “veprimi nuk ka motive politike”.

“Të gjithë jemi mirë. Do të marrim dozën e dytë brenda tre javësh, por nuk kam dyshim se do të jemi mirë. Ne nuk kërkuam të bëjmë vaksinën, por iu përgjigjëm kërkesës së ekspertëve që zyrtarët më të lartë të tregojnë publikisht se nuk kanë frikë nga vaksinat”, tha ai.

Ndërsa Vulin theksoi se vaksinimi kundër COVID-19 është falas.

“Unë besoj se vaksina është e mirë dhe se të gjithë duhet ta marrin atë. Doja të bëja një vaksinë ruse sepse besoj në mjekësinë ruse”, u shpreh ministri.

Grupi i parë i vaksinës ruse Sputnik V kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka mbërritur në Serbi me 30 janar.

Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Lončar  njoftoi se kontigjenti i parë me 2 mijë e 400 doza u dërgua në Institutin Torlak për Virologji.

Vaksina ruse ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) apo Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore