Përballje

Christian Eriksen rikthehet në fushë tetë muaj pas arrestit kardiak


Christiani Eriksen luajti një orë prapa dyerve të mbyllura të hënën, në miqësoren e Brentford përballë Southend United.

Kjo ishte ndeshja e parë që ai luajti pas arrestit kardiak që pësoi në fushë gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë në kuadër të EURO 2020.

Ish-mesfushori i Tottenham, krijoi një gol në fitoren 3-2 të Brentford.

Danezi, i cili dje mbushi 30 vjeç, te Brentford u afrua gjatë muajit janar, pasi u lirua nga kontrata me Inter-in.

Pas transferimit, Eriksen u shpreh që ende i duket si mrekulli fakti që mund të vazhdojë karrierën pas asaj që ndodhi në EURO 2020.

Eriksen po tenton që të kthehet në formën ideale fizike, dhe ndeshja miqësore përballë Southend United është një ndihmë e madhe në këtë aspekt.

Për herë të fundit në një ndeshje zyrtare si u shfaq pikërisht më 12 qershor për Danimarkën, para ngjarjes që la pa frymë për disa minuta të gjithë botën e futbollit, dhe jo vetëm.

Kontrata e tij me Inter-in u shkëput pas një marrëveshje të përbashkët në dhjetor, pasi sipas rregullavë të Serie A ai nuk mund të luante më në Itali.

Mirëpo, Premier League nuk ka të njëjtat rregulla dhe Eriksen kërkon rikthimin në formën më të mirë në radhët e Brentford.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore