Sport

Chelsea “pendohet” që largoi Tomori-n


Sipas mediave britanike, klubi i Chelsea-t është penduar që e largoi Fikayo Tomori-n në huazim. Anglezi pas një periudhe huazimi te Derby, u rikthye te blutë duke qenë, fillimisht, kryesor në formacionin e ish-teknikut, Frank Lampard, por më pas gradualisht e humbi vendin e titullarit.

Tomori këtë sezon në Londër bëri vetëm katër paraqitje, përpara se të dërgohejë te Milan-i, në merkaton e janarit.

Që kur mbërriti në Itali, ai ka lënë përshtypje të mira, duke fituar shpeshherë edhe lavdërime nga një mbrojtës legjendar siç është Paolo Maldini.

Milan-i ka të drejtën e blerjes së qendërmbrojtësit, në fundin e sezonit për shifrën e 28 milionë eurove dhe mundësit që ata do e përdorin këtë klazuolë janë të mëdha.

Sipas Gazzeta dello Sport, paraqitjet e mira të Tomori-t kundër Manchester United-it, Roma-s dhe Napoli-t e kanë forcuar vendosmërinë e kuqezinjëve për të nënshkruar me lojtarin.

Pasi Thomas Tuchel-i u vendos në krye të stolit të bluve, ekipi nga Stamford Bridge, janë duke arritur rezultate pozitive, megjithatë largimi i Tomori-t, për një shifër të tillë, sipas tyre, do e dëmtojë reputacionin e Chelsea-t, si një klub që nuk kujdeset për të rinjtë.

Në të kaluaren super yjet si Kevin de Bruyne, apo edhe Romelu Lukaku janë lejuar të largohen në moshë të re. Duket se situata e Tomori-t kujton një situatë të ngjashme për Chelsea-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore