Përballje

Challandes komenton mungesën e Berishës në të përzgjedhurit e tij


Në konferencën për media, përzgjedhësi i ekipit të Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për mos ftesën e Bernard Berishës në ndeshjet miqësore kundër San Marinos dhe Maltës.

“Kam zgjedhur katër lojtarë për dy pozicionet e sulmuesve të krahut dhe me ata do të punojë për ndeshjet e shtatorit, tetorit dhe nëntorit”, theksoi Challandes në konferencën për media.

Më pas Challandes u pyet edhe për reagimin e Berishës në rrjetet sociale.

“Nuk lexoj mediat sociale, është e drejt e secilit të shkruaj çfarë të dojë. Por, unë mendoj që nuk është profesionalizëm që për tetë minuta të marrësh dy karton të verdhë në ndeshjen kundër Suedisë.. megjithatë kjo nuk është arsyeja pse nuk e kam ftuar Berishën” shtoi Challandes.

“Brenda ekipit mund të ketë probleme, ndonjëherë lojtarët mund të jenë të pakënaqur me mua apo unë me ta, por duhet të vazhdojmë përpara”, përfundoi Challandes.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që Bernard Berisha nuk po ftohet nga Challandes.

Ai nuk u ftua edhe më herët dhe përkundër formës së mirë që po tregon me ekipin e tij Akhmat Grozny, ai prapë mbetet jashtë kombëtares.

Ndërsa për mos ftesën nga Challandes, ai kishte shkruar në rrjetet sociale duke kërkuar sqarim se pse nuk mori ftesë nga ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore