Shqipëria

Zbulohen 7 pako me kokainë në Portin e Durrësit, në furgonin me targa angleze


Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kokainë është zbuluar në Portin e Durrësit, në një automjet tip furgon me targa britanike.

Fillimisht, ka pasur dyshime nga Policia se ky mjet mund të fshihte sende të jashtëligjshme dhe më tej me kontrollin në skaner, u zbuluan edhe shtatë pako me kokainë.

Gjatë kontrollit të detajuar, droga u gjet në një fund të dyfishtë të krijuar në furgonin, i cili shërbente për transportimin e mallrave, teksa pika ekzakte ku ka qenë e fshehur droga gjendej poshtë sediljes së shoferit.

Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona, konkretisht shtetasi me inicialet A.D., 38 vjeç dhe M.C., 39 vjeç, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.

Po ashtu raportohet se furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri–Itali–Angli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore