Kosova

Çështja e vizave për Kosovën në Parlament Evropian


Parlamenti Evropian

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të votohet edhe sot në takimin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme pritet të votojë edhe një herë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas agjendës së sotme të “Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të bëhet nga ora 09:30 deri në orën 12:30”.

Në këtë takim, fjalën do të marrë raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.

Kujtojmë se më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka miratuar në lexim të parë propozimin për lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim të sërishëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore