Sport

Capello akuzon Ronaldo-n për eleminimin e Juventus-it


Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka analizuar eleminimin e Juventus-it nga Liga e Kampionëve, përballë Porto-s.

Sipas ish-teknikut bardhezi, Cristiano Ronaldo ishte shkaktari kryesor për eleminimin e Zonjës së Vjetër.

“Juventus-i bën gabime elementare. Në pjesën e parë fal një gol duke dashur të niset përsëri nga mbrojtja. Pastaj mungesa e përqëndrimit është diçka që vihet re shpesh”.

“Demiral është naiv te rasti i penalltisë. Ama fajin kryesor e ka Ronaldo. Nuk e kuptoj si mund të kthehet pa u gjuajtur akoma goditja, duke zbuluar murin”.

“Është gabim tepër i rëndë. Është turp të kenë frikë nga topi siç pati ai”, tha Capello për Sky Sport.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore