Lajme

Bie nga kati i dytë i shkollës një fëmijë në Pejë, pëson lëndime të rënda në kokë


Ilustrim

Një fëmijë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë dhe ka pësuar lëndime të rënda në kokë.

Fëmija është dërguar për trajtim në spital.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Albanian Post se fëmija për shkak të lëndimeve të rënda është nisur për në QKUK.

“Sot rreth orës 12:10 policia është informuar se një fëmijë (nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje”, tha Rugova.

“Fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore