Lajme

Biden me sytë nga festa e Pavarësisë, gati planin e shpëtimit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi të enjten se do të urdhërojë shtetet e SHBA-së që te të gjithë të rriturit të aplikohen vaksinat anti-Covid deri më 1 maj.

Duke qenë se më 4 korrik amerikanët festojnë Ditës së Pavarësisë, Biden synon që deri në këtë ditë të jetë rikthyer normaliteti në vend.

Në vijim, në përvjetorin e parë të bllokimit nga pandemia, ai mbajti një fjalim të ndjerë dhe të zymtë njëkohësisht.

“Shpreh dhimbjen e thellë të humbjeve të jetëve në SHBA. Virusi tashmë ka vrarë më shumë se 530 mijë njerëz në SHBA. Më shumë se çdo vend tjetër në botë”.

Pasi nënshkroi një projektligj prej 1.9 trilionë dollarësh, presidenti tha se po punohet me ritme të shpejta për të implementuar vaksinat anti-Covid tek e gjitha popullata e SHBA-së.

“Bllokimet dhe kufizimet e lidhura me coronavirus-in kanë kushtuar miliona vende pune”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të ketë furnizime të mjaftueshme me vaksina për të inokuluar popullsinë deri në fund të majit. Deri më tani, rreth 10% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht.

“Ritmi i vaksinimeve po rritet”.

“Fotografitë dhe videot nga viti 2019 duken sikur i përkasin një epoke tjetër”.

“Ndërsa ishte ndryshe për të gjithë, të gjithë ne humbëm diçka”, tha ai.

“Amerikanët duhet të gjejnë dritën në errësirë”, u shpreh Biden, duke ofruar optimizëm për një vend që, si pjesa tjetër e botës, është i lodhur nga pandemia dhe kufizimet e saj.

“Le të punojmë së bashku. Ne jemi pranë vijës së fundit”.

Në vijim, ai u bëri thirrje amerikanëve që të mbajnë maska, të ruajnë distancën sociale dhe të tregojnë kujdes në higjienën vetjake, për të ndaluar përhapjen e virusit.

Gjithashtu, presidenti njoftoi se do të vendosen mijëra trupa të tjerë, për të ndihmuar në përpjekjen e vaksinimit.

“Shtëpia e Bardhë po kërkon të zgjerojë grupin e njerëzve që do të implementojnë vaksinën te popullata. Duke përfshirë në këtë betejë dentistë, okulistë, ndihmës mjekësorë, veterinerë dhe studentë të mjekësisë”.

Vitin e kaluar, fushata e Biden-it u çel me premtimin se ai do të merrej me pandeminë në mënyrë më efektive sesa Presidenti Republikan, Donald Trump.

Plani i shpëtimit

Më herët, gjatë ditës, Biden së bashku me zëvendëspresidentin Kamala Harris nënshkruan ligjin e Planit Amerikan të Shpëtimit. Ai është projektuar të jetë një urë financiare për amerikanët e goditur rëndë dhe një nxitje për ekonominë.

Paketa siguron miratimin përfundimtar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Kjo është një fitore e madhe politike për presidentin demokrat, në më pak se dy muaj administrimi të tij.

“Ky legjislacion historik ka të bëjë me rindërtimin e shtyllës kurrizore të këtij vendi dhe dhënien e njerëzve në këtë komb. Njerëzve që punojnë dhe njerëzve të klasës së mesme, njerëzve që ndërtuan vendin. Një shans për të luftuar”, tha Biden para nënshkrimit.

Paketa siguron 400 miliardë dollarë për 1 mijë e 400 dollarë pagesa direkte për shumicën e amerikanëve. 350 miliardë dollarë ndihmë për shtetet dhe qeveritë lokale.

Një zgjerim të kredisë së taksës së fëmijëve dhe rritje të fondeve për shpërndarjen e vaksinave Covid-19. Republikanët u ankuan se çmimi ishte shumë i ulët.

Bllokimi për shkak të virusit filloi që nën qeverisjen e administratës Trump. Ai e minimizoi krizën në fazat e saj të hershme.

Gjithashtu, në mënyrë të përsëritur, pohoi se coronavirusi do të zhdukej shpejt, ndërsa administrata e tij nxiti të shpejtonte zhvillimin e vaksinave.

Ish-presidenti dhe gruaja e tij, Melania Trump, nuk u paraqitën në njoftimin e të lëshuar të enjten nga shërbimi publik, në kuadër të inkurajimit për fushatën e vaksinimit COVID-19, ku u ftuan të gjithë ish-presidentët e tjerë të SHBA-së dhe bashkëshortët e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore