Rajoni

BE kritikon Bosnjën për sjelljen ndaj migrantëve


Zyrtari i lartë i migracionit të Bashkimit Evropian (BE), kritikoi të martën autoritetet boshnjake për mos kujdesin e treguar ndaj migrantëve që jetojnë në temperatura nën zero në territorin e tyre. Ata kanë paralajmëruar Bosnjën për detyrimet e tij nëse shpreson të bashkohet me BE-në.

Bosnja është kritikuar që ka lënë pa strehë rreth një mijë persona pasi kampi Lipa, pranë kufirit veriperëndimor me Kroacinë, u dogj para Krishtlindjeve.

Autoritetet boshnjakë në fillim njoftuan se do t’i transferonin migrantët në një vend tjetër, por në fund vendosën çadra ushtarake në vend të tyre.

“Bosnjë-Hercegovina duhet të tregojë se është e aftë të menaxhojë migracionin. Ajo duhet të marrë përgjegjësi, të adresojë situatën humanitare”, ka theksuar komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson.

“Si një vend me një perspektivë evropiane, ne presim që Bosnjë-Hercegovina të punojë në zgjidhje të qëndrueshme, afatgjata, për të lehtësuar shpërndarjen e migrantëve në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e vendit”, shtoi Johansson.

Territori i Bosnjës që drejtohet nga serbët ka refuzuar të pranojë emigrantët në zonën e saj. Rajoni veriperëndimor është ankuar se është braktisur pavarësisht ndihmës nga organizatat ndërkombëtare.

Migrantët vijnë në Bosnjë me synimin për të kaluar në Kroacinë përpara se të kalojnë në Evropën Perëndimore. Shumë prej tyre janë ankuar për dhunën policore dhe kthimet që autoritetet ju kanë bërë që bien në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar të refugjatëve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore