Lajme

BE-ja përgëzon Millatoviç’in për fitoren: Vazhdojmë të mbështesim rrugën e Malit të Zi drejtë anëtarësimit në Union


Jakov Milatoviç

Dy ditë pasi, Jakov Milatoviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, duke mposhtur kështu presidentin e deritanishëm, Milo Gjukanoviç’in, Bashkimi Evropian, gjegjësisht shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, kanë përgëzuar presidentin e sapozgjedhur duke thënë se presin me padurim bashkëpunimin me të.

Duke komentuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 2 prillit në Mal të Zi, Borrell dhe Varhelyi, vënë në pah se Misioni i Përbashkët i vëzhgimit të zgjedhjeve ka karakterizuar zgjedhjet si konkurruese dhe në përgjithësi të menaxhuara në mënyrë adekuate.

“Në dritën e gjetjeve të tyre paraprake ata vlerësuan se liritë themelore janë respektuar në fushatë. Megjithatë, kuadri ligjor zgjedhor ka boshllëqe dhe paqartësi të shumta që minojnë efektivitetin e tij dhe, për rrjedhojë, kërkohet një rishikim i plotë për të adresuar të gjitha çështjet pezull, veçanërisht rregulloret e financimit të fushatës që lejojnë anashkalimin e detyrimeve, kufizimin e llogaridhënies”, thuhet në komunikatë.

BE-ja ndër të tjera, në këtë komunikatë për media, ka bërë të ditur se Unioni është i gatshëm të mbështesë rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bllok.

“Stabiliteti politik është kyç për avancimin në rrugën drejt BE-së, një proces që sjell përfitime si për Malin e Zi ashtu edhe për Evropën në tërësi”, thuhet në komunikatë.

“Pritëm 30 vjet, do e çojmë Malin e Zi drejt BE-së” – Milatoviç shpall fitoren

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore