Sport

Bayern Munich në ndjekje të Thilo Kehrer


Bayern Munich dëshiron që të bëj përforcime në mbrojtje.

Largimi i David Alaba-s e ka lënë pa mundësi të shumta në fazën mbrojtëse klubin bavarez.

Skuadra e Julian Naglesmann e ka kthyer fokusin te mbrojtësi gjerman i PSG-së, Thilo Kehrer.

Transferimi i Sergio Ramos dhe Achraf Hakimi e ka lënë edhe Kehrer-in në pozitë të palakmueshme në kryeqytetin francez.

Ish-mbrojtësi i Schalke 04, duket se po afrohet te kthimi në Bundesliga.

Mbrëmjen e kaluar, njerëzit e afërt me lojtarit dhe drejtuesit e Bayern-it janë takuar për të arritur një marrëveshje personale.

Kehrer do t’i kushtonte Bayern-it diku rreth 20 milionë euro.

24-vjeçari pritet që të ndryshojë skuadër gjatë fillimit të javës së ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore