Muzikë

Artistët “Big” të Këngës Magjike 2021


Është publikuar lista zyrtare e këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 22-të të festivalit “Kënga Magjike”, eveniment ky pas të cilit qëndron autori dhe prezantuesi shqiptar, Ardit Gjebrea.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, kur “Kënga Magjike” fillonte gjatë muajit shtator, prezantimi i këngëtarëve dhe këngëve konkurruese të këtij edicioni do të nisë në datën 21 të muajit mars në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Faqja zyrtare e festivalit në llogaritë e veta sociale ka publikuar edhe listën me emrat e “mëdhenj” të estradës, apo siç ata e prezantojnë – Lista e artistëve “BIG”.

Ndër artistët që do të jenë pjesë e edicionit të sivjetshëm të “Këngës Magjike” janë; Soni Malaj, Era Rusi, Flori Mumajesi me Klajdi Harunin, Erik Lloshi, Fifi me Brunon, si dhe Alban Ramosaj e Eneda Tarifa.

Netët gjysmë-finale do të mbahen në datat 26 dhe 27 maj, ndërsa finalja më 29 maj, 2021.

Kujtojmë, se edicioni i fundit i “Këngës Magjike” i cili u mbajt në vitin 2019, kishte mision bamirës. Të hollat të cilat u mblodhën u dhuruan për ndihmë të familjeve që humbën shtëpitë e tyre gjatë tërmetit.

Ndryshe, fituese e atij edicioni u zgjedh Eneda Tarifa me këngën e saj “Ma zgjat dorën”, kurse vendi i dytë i takoi këngëtares kosovare, Fifi, me këngën “Marova”, dhe në vendin e tretë përfundoi, Anxhela Peristeri me performancën e saj të këngës “Dikush i imi”.

Albanian Post ju sjell listën e plotë të artistëve “Big” që me këngët e tyre do të garojnë për vendin e parë të festivalit.

Alban Ramosaj

Ardit Stafa & Salije Bajrami

Aurel Thëllimi

Eltina Minarolli & Dea Strica

Eneda Tarifa

Enxhi Kumria

Era Rusi

Erik Lloshi

Eva Alikaj dhe Clirim Denaj

Fifi & Bruno

Fitnete Tuda & Don Duli

Gerta Mahmutaj

Julian Lekocaj

Klajdi Haruni ft. Flori Mumajesi

Krusita

Lindita

Lorenc Hasrama

Marjona Metohu

Marsela Çibukaj

Orgesa Zaimi

Semi Jaupaj

Soni Malaj

Xhesika Polo & Klint Çollaku

Xhon Jesku

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore