Jetesë & Stil

Arrestohet Vali Corleone – dyshohet për kanosje të vazhdueshme ndaj prindërve të tij


Vali Corleone - Figurë publike

Në orët e para të 21 marsit në qytetin e Gjilanit është raportuar për një rast dhune në familje, për çka edhe është arrestuar Prince Valentino Corleone, për publikun i njohur si – Vali Corleone, i cili dyshohet për kanosje të vazhdueshme ndaj prindërve të tij.

Lajmin për arrestimin e Vali Corleone, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani

Vali Corleone.

“Me datë 21.03.2022 rreth orës 02:00 stacioni policor ka pranuar një informacion se në Lagjen ‘Dardania’ në Gjilan është një rast i dhunës në familje”, thuhet në prononcimin e Hashanit për Betimin për Drejtësi.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983) , i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij”, ka shtuar ai.

Sipas Hashanit, ekipet policore e kanë arrestuar të dyshuarin dhe menjëherë pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit – i njëjti është dërguar në mbajte 48-orëshe.

Ndërkaq, procedurat e mëtejme hetimore ndaj Vali Corleone pritet të zhvillohen deri sa rasti të zbardhet.

Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet ata se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore