Pajisje

Apple-i pritet të shkurtojë prodhimin e pajisjeve si iPhone dhe AirPods


Kompania Apple po planifikon të ulë prodhimin e pajisjeve të veta si iPhone dhe AirPods.

Kjo pasi kriza në Ukrainë dhe inflacioni i afërt kanë nisur të rëndojnë kërkesën për elektronikë të konsumit, referuar raportimeve nga indeksi Nikkei.

Në tremujorin e ardhshëm, kompania planifikon të bëjë rreth 20 për qind më pak iPhone SE ose të ulë porositë dy milionë deri në tre milionë njësi nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Dhe sipas Nikkei-t, lëvizja e gjigantit amerikan të teknologjisë vjen për shkak të kërkesës më të dobët nga sa pritej.

Apple-i po ashtu ka reduktuar porositë për kufjet AirPods me më shumë se 10 milionë njësi për të gjithë vitin 2022, ngjashëm për shkak të kërkesës së vakët.

Kompania amerikane, në fillim të këtij muaji, ka zbuluar lidhjen 5G me telefonin iPhone SE, modeli me kosto të ulët që synon kryesisht blerësit në tregjet në zhvillim.

iPhone SE i mëparshëm 4G përbënte 12 për qind të totalit të shitjeve të iPhone-it nga prezantimi i tij në tremujorin e dytë të vitit 2020 deri në fund të 2021-shit, me Japoninë që ishte tregu më i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu kompania u ka kërkuar furnitorëve që të prodhonin disa milionë njësi më pak të të gjithë gamës së iPhone 13 nga sa ishte planifikuar më parë.

Sakaq, bazuar te raportimi i Nikkei-t, rregullimi bazohej në kërkesën sezonale.

 

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore