Lajme

Andorra mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, thotë Gërvalla


Carles Ensenyat Reig dhe Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të shtunën ka takuar kryetarin e Parlamentit të Andorrës, Carles Ensenyat Reig.

Nëpërmjet një komunikate për media pas takimit në fjalë, Gërvalla ka njoftuar se Andorra ka ofruar një mbështetje të parezervë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

“Një gjë e tillë u rikonfirmua edhe në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës, z. Carles Ensenyat Reig”.

Temë e bisedës në mes të Gërvallës dhe Reig, sipas komunikatës për media, ishin edhe zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rruga integruese e Kosovës drejt mekanizmave ndërkombëtar.

Gërvalla gjatë vizitës së saj zyrtare në Andorra të premten është takuar me kryeministrin Xavier Espot Zamora, me të cilin ka diskutuar për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësore bilaterale fuqishme mes Republikës së Kosovës dhe Principatës së Andorrës gjatë takimit me Kryeministrin, z. Xavier Espot Zamora”.

Ndryshe së fundmi Gjermania potencoi se Kosova nuk do të mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pa zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde kërkoi nga ekzekutivi kosovar të procedoj me çështjen e Manastirit të Deçanit ishte ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në të kundërtën, sipas tij, rruga e Kosovës drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës rrezikohet.

Të njëjtin konstatim pati edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila  shprehu rezerva për anëtarësim potencial të Kosovës në Këshillin e Evropës në të ardhmen e afërt

S’ka anëtarësim në KiE pa zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, ndërkombëtarët shtojnë presionin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore