Lajme

AfD gjermane e paprezantueshme. Le Pen dëshiron të shikojë Melonin


Eurodeputeti i Spd-së Ecke është sulmuar në Dresda nga mbështetës të 'Afd

Të premten kreu i Partisë Socialdemokrate, SPD-së në Saksoni, Matthias Ecke, u rrah teksa i thërrisnin”peder” kur po vendoste postera zgjedhor.

Ai u sulmua në Dresden nga katër persona të veshur me të zeza.

Në Land-in që shkon në votime në vjeshtë, ku AfD është 35%, nuk është sulmi i parë skuadrist që ndodh.

Është një episod tjetër që kujton agimin e nazizmit, kur banditët e Hitlerit terrorizonin komunistët dhe socialistët në rrugë me shkopinj.

Sipas Henning Hormann (SPD), sulmi “është fryti i asaj që AfD ka mbjellë”. Por edhe shokët evropianë e të njëjtit grup, Identiteti, kanë filluar të kenë probleme me AfD-në.

Pas skandaleve të fundit rreth AfD spitzenkandidat (kandidati qëndror) Maximilian Krah, i quajtur “kali i Trojës i Putini-t”, Identitarianët po ndërtojnë një kordon sanitar rreth të djathtës gjermane.

Dhe ata e konsiderojnë Krah “një variabël të çmendur”, thotë një burim.

Pas zgjedhjeve evropiane, e djathta gjermane mund të përjashtohet edhe nga grupi sovranist, shton ai. Një perspektivë që po ndan në mënyrë dramatike partinë e udhëhequr nga Alice Weidel dhe Tino Chrupalla.

Në darkën e fundit të “Identitetit” para zgjedhjeve javën e kaluar, një përfaqësuesi të AfD-së iu tha nga një koleg francez se jo vetëm Krah, por “tre emrat tuaj të parë në listë janë të paprezantueshëm, për Marine Le Pen”.

Sepse ata dyshohen, si lideri Krah dhe numri dy, Petr Bystron, si “kukulla ruse”. Ose, si numri tre René Aust, të jetë besnik ndaj udhëheqësit të Turingisë, Bjoern Hoecke – një “fashist” sipas vendimit të një gjykate gjermane.

Burimi tregon gjithashtu për pakënaqësinë në rritje në Lega-n italiane: kur Krah u pezullua për herë të dytë nga Identiteti për një rast korrupsioni, Marco Zanni ishte vendimtar.

Me pak fjalë, edhe për partinë në pushtet në Itali, AfD-ja ka filluar të jetë një shkak i madh shqetësimi.

Një nga të paktët që dëshiron të flasë është Nicolaus Fest, eurodeputet i AfD-së. Dhe në telefon me gazetën italiane La Repubblica,  ai është i qartë për emërimin e Krah: “Nëse zgjidhni si spitzenkandidat dikë që tashmë është pezulluar dy herë nga partitë me të cilat dëshirohet të bashkëpunohet në vitet e ardhshme, ne jemi përballë një akti idiotësie politike”.

Jordan Bardella, presidenti i Kuvendit, nuk e fsheh se po mendon për një divorc nga AfD dhe shton se “çështja e aleancave do të varet nga forcat e pranishme”, nga rezultatet.

“Nëse Kuvendi merr 30 e më shumë deputetë, do të kemi një fuqi tërheqëse shumë të fortë në lojën evropiane”, nënvizon Thibault François, të cilin Le Pen e ka deleguar për marrëdhëniet ndërkombëtare në Strasburg.

Ndarja aktuale midis grupeve ID (Identiteti) dhe ECR (sovranistët e djathtë) mund të ndryshojë apo edhe të kapërcehet.

“Objektivi është që të formohet një pakicë bllokuese prej 135 deputetësh, pavarësisht nga anëtarësia. Në Rassemblement ka një shpresë të arsyeshme për të përzjerë kartat, edhe me një pjesë të ECR-së.

Për momentin Giorgia Meloni ka zgjedhur Reconquête, partinë e Eric Zemmour, si aleate franceze.

“Nuk është e qartë pse ajo mirëpriti dikë si Zemmour në grupin e saj, i cili mund të frymëzonte një kordoni për shkak të pozicioneve radikale”.

Një zgjedhje që mund të jetë dritëshkurtër: Reconquête është pak mbi pragun e 5%. Meloni mund të përfundojë të ketë një delegacion me rreth 30 eurodeputetë, duke u bërë poli tjetër i tërheqjes.

Në mes është Orban, me një delegacion që mund të ketë 15-20 eurodeputetë.

“Në këtë rast nuk është e qartë pse nuk mund të lindte ideja e krijimit të një blloku të vetëm në Parlamentin Europian me ne Identitarët. Do të ishte e komplikuar që Meloni ta flakte apriori këtë hipotezë”, vëren eksponenti i RN, duke theksuar më tej:

“Aleati ynë italian mbetet Lega, por nuk e përjashtojmë diskutimin me Vëllezërit e Italisë nëse kushtet do të plotësohen pas votimit”.

Marrë nga La Repubblica, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore