Lajme

A po e ndikojnë presidentin serb protestat e reja?


Protestat në Serbi pas miratimit të Ligjit për Referendum

Pavarësisht se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pretendon se protestat e fundit të cilat do të vazhdojnë sipas organizatorëve, nuk do të ndikojnë në trendin e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme.

Ai këtë e ka mbështetur në sondazhet e fundit të opinionit publik, por se sipas opozitës serbe Vuçiç është duke pësuar rënie të ndikimit në Serbi.

Vuçiç të martën e 30 nëntorit një pjesë të mirë të prezantimit të tij para gazetarëve ua kushtoi protestave, ndaj tha se pas çdo gjëje qëndron paraja e huaj dhe luftërat hibride dhe jo vullneti i lirë.

“E kam kthyer mbi kokë, kanë hyrë në Kryesi, në Kuvend, në RTS”.

“Ka njerëz që nuk kanë si t’i kërcënojnë se nuk kanë frikë nga asgjë. Nuk mund të më rrëzosh. Mund të më vrasësh, por nuk mund të më rrëzosh. Unë kurrë nuk do të kaloj rrugën”.

“Me njerëz si unë, nuk është ndryshe. Ose më mundni në zgjedhje ose më vrisni. Është e kotë të bllokosh rrugë e autostrada e të protestosh”, është shprehur mes tjerash Vuçiç.

Një pjesë e marketingut të krizës së Vuçiç-it mund të jetë një foto nga profili i tij në Instagram, në të cilën ai dhe Ministri i Financave, Sinisha Mali, janë duke ecur përgjatë bregut të lumit Sava në Beograd.

Ai në mbishkrim të fotos shkruan se me buzëqeshje duke qeshur, e drejta e tyre për të ecur “ende nuk është ndaluar”.

“Mbrëmje e mrekullueshme me shi me pamje nga Beogradi mbi ujë, vendi më i bukur në këtë pjesë të Evropës. Ne po ecim dhe jemi shumë të lumtur, sepse nëse disa po na bllokojnë rrugët dhe urat, nuk na kanë hequr ende të drejtën për këtë shëtitje. Rroftë Serbia e lirë!”, ka shkruar Vuçiç.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe Ministri i Financave, Sinisha Mali

Politologu Cvijetin Milivojevç për mediumin serb Danas ka thënë se sa i përket asaj se a është prekur nga bllokada Vuçiç, sipas tij kësaj tashmë i është përgjigjur Vuçiç, duke thënë se po vuante nga sondazhet e opinionit publik.

“Pikërisht për këtë po qarkullon dhe po e vështirëson këto ditë me nënshkrimin e ligjit për shpronësimet. Siç e dimë, Ligji për Referendumin është nënshkruar me nxitim sepse sondazhet e opinionit publik kanë treguar se nuk i prek shumë qytetarët sepse nuk e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë”.

“Dhe këtu e kuptojnë shumë mirë se për çfarë bëhet fjalë, sepse të gjithë në një farë mënyre përballen me mundësinë që pragu i tyre të jetë cak i ndonjë shpronësimi në të ardhmen me procedurë të shkurtuar. Ai ende po peshon nëse është më e zgjuar për të ta nënshkruajë atë apo ta kthejë në Kuvend për ri-aprovim”, ka thënë Milivojeviç.

Politologu Cvijetin Milivojevç

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se dhuna e vetme që pamë në protestë ishte ajo e kryer nga mbështetësit e Zelenoviçit dhe Gjjillasit në qytetet anembanë Serbisë.

“Policia nuk ka përdorur forcë ndaj askujt, nuk ka rrahur askënd. Policia bën gjithçka për të parandaluar dhunën, ne jemi e vetmja pengesë ndaj dhunës”.

“Kur ndalojmë në kordon afër Qendrës Sava, na tërheqin, na thërrasin qen, na qëllojnë dhe na detyrojnë të strehohemi dhe herën tjetër kur shkaktojnë konflikte dhe zënka, thërrasin dhe pyesin policinë”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket ekskavatorit i cili sulmoi protestuesit, Vulin tha se nuk ka rëndësi, sepse sipas tij ai ka të drejtë të lëvizë sipas rregullave të qarkullimit rrugor, mirëpo janë 30 traktorë që kanë bllokuar urën gjë që sipas tij nuk kanë të drejtë të jenë aty.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin

Ministri përkujtoi se për protestat e tilla kishte paralajmëruar qysh më herët.

“Protestat e dhunshme ishin përgatitur më herët, nuk ka rëndësi se cila është arsyeja, ishte e rëndësishme vetëm gjetja e një rruge për të çuar në një konflikt”, ka thënë Vulin për tvPink.

Miratimi i Ligjit për Referendum nxitë protesta masive në Serbi

Miratimi i Ligjit për Referendum dhe ai për shpronësime ka nxitur protesta masive në Serbi.

Aktivistë të mjedisit dhe qytetarë të shumtë, të shtunën e 27 nëntorit kanë bllokuar qarkullimin në disa qytete, ku nuk kanë munguar edhe përleshjet me policinë serbe.

Protestat u zhvilluan në Beograd, Novi Sad, Preljina, afër Kragujevcit, në Shabac, Valjevë, por edhe në qytete të tjera.

Gjatë bllokadës së protestuesve nga ana e policisë ka pasur përleshje të ashpra në Beograd dhe Novi Sad, ku edhe kanë ndodhur arrestime të protestuesve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore