Lajme

Ministri i Jashtëm spanjoll: Videoja e Izraelit skandaloze dhe e papranueshme


Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose’ Manuel Albares, denoncoi videon “skandaloze dhe të neveritshme” të publikuar nga homologu i tij izraelit, Israel Katz, në të cilën imazhet e kërcimtarëve të flamenkos ndërthuren me sulmet e lëvizjes islamike palestineze Hamas.

Në video adresohet presidenti kryeministri Pedro Sanchez me mesazhin “Pedro Sanchez, Hamasi ju falenderon për shërbimin tuaj”.

Në këtë kuptim, Albares kritikoi “përdorimin fyes” të kulturës spanjolle nga Tel Avivi, por paralajmëroi se “askush nuk do të frikësojë vendimin për njohjen e Palestinës”.

“Nuk do të biem në provokime që na largojnë nga qëllimi i paqes”, tha kreu i diplomacisë spanjolle.

Albares tha se ai do të diskutojë çështjen me Irlandën dhe Norvegjinë, si dhe thirrjen e ambasadorëve të tyre pas vendimit të shpallur këtë javë.

“Ishte krejtësisht e papranueshme dhe ne do ta shqyrtojmë së bashku”, siguroi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore