Lajme

Miratimi i Ligjit për Referendum nxitë protesta masive në Serbi


Protestat në Serbi

Miratimi i Ligjit për Referendum dhe ai për shpronësime ka nxitur protesta masive në Serbi.

Aktivistë të mjedisit dhe qytetarë të shumtë, të shtunën e 27 nëntorit kanë bllokuar qarkullimin në disa qytete, ku nuk kanë munguar edhe përleshjet me policinë serbe.

Protestat u zhvilluan në Beograd, Novi Sad, Preljina, afër Kragujevcit, në Shabac, Valjevë, por edhe në qytete të tjera.

Gjatë bllokadës së protestuesve nga ana e policisë ka pasur përleshje të ashpra në Beograd dhe Novi Sad, ku edhe kanë ndodhur arrestime të protestuesve.

Ndërsa, kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas, ka thënë se nuk ka mjaftuar që pushteti aktual t’i japë urdhër policisë për arrestimin e qytetarëve paqësorë, por se edhe “u kanë dhënë urdhër kriminelëve të tyre të sulmojnë popullin me shkopinj e ekskavator”.

Gjilas tutje ka deklaruar se kudo në vendet normale dhe demokratike qytetarët kanë të drejtë për protesta paqësore dhe bllokada.

“Vetëm në Serbinë e Vuçiç-it dërgohen mercenarë për t’i rrahur me duar të zhveshura, pasi policia të marrë urdhër fillimisht të tërhiqet”.

“Sulmi ndaj qytetarëve është hovi i fundit i qeverisë jopopullore që po largohet, e cila është e gatshme të nxisë njerëzit kundër njëri-tjetrit dhe të mbrojë plaçkën e grabitur, por ne paralajmërojmë Vuçiç-in dhe shoqërinë që të mos provokojnë konflikte dhe dhunë, pra të ndalohet arrestimi i qytetarëve të cilët protestojnë paqësisht”, ka thënë Gjilas.

Kurse në rrjetet sociale janë publikuar pamje të shumta të dhunës së policisë ndaj protestuesve.

https://twitter.com/ivan__damn/status/1464627764452020224?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1464627764452020224%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Frs.n1info.com%2Fvesti%2Fuzivo-aktivisti-u-savskoj-ulici-policija-ih-blokirala%2F

Vuçiç: “Nuk ka tërheqje para atyre që shkatërruan vendin”

Dorëzimi nuk është opsion, nuk ka kthim mbrapa dhe nuk ka tërheqje para askujt, dhe veçanërisht jo para atyre që shkatërruan vendin tonë, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai këtë e ka thënë para anëtarëve dhe simpatizantëve të SNS-it në përvjetorin e 13 të partisë, në mbrëmje të së shtunës, kur policia kishte shpërnda dhunshëm shumicën e protestuesve.

“Disa kërcënuan se do të bllokonin rrugët, duke thënë se do të bënin diçka që askush nuk e ka bërë për dekada, nëse do ta bënte ndonjëherë, dhe kjo është të ndalojnë dikë të lëvizë, të ndalojnë lirinë”.

“Por, ata nuk e kanë ditur se serbët janë pushtues dhe më kokëfortët kur dikush mundohet ta mbrojë lirinë e tyre”, ka thënë ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore