Sport

A është Bayern pas Schmidt?


Roger Schmidt

Pas refuzimit të Ralf Rangnick, Roger Schmidt nga Benfica me sa duket po kalon në fokusin e Bayern Munich-ut.

Në podkastin e “Bild” “Bayern Insider” thuhet se Bayern “po ecën me shpejtësi” për Schmidt. Kjo është mësuar nga qarqe të mirëinformuara.

Ish-trajneri i Bayer Leverkusen është një nga zgjidhjet më të lehta për t’u arritur.

Benfica ka mundësi t’i japë fund para kohe bashkëpunimit me Schmidt. Trajneri aktualisht po kalon një moment të vështirë me portugezët dhe e ardhmja e tij është e pasigurt.

Në ligën vendase, Benfica është vetëm pesë pikë prapa rivalit Sporting-ut në vendin e dytë. Në Europa League, skuadra dështoi në çerekfinale me penallti ndaj Marseille.

Schmidt tashmë është konsideruar si një kandidat për trajner te Bayern në javët e fundit. Megjithatë, në fund të prillit, 57-vjeçari hodhi poshtë kalimin te gjermanët.

“Është një nder i madh për mua të jem trajner i Benfica-s. E dija saktësisht se çfarë po bëja kur nënshkrova kontratën e re me Benfica-n”, theksoi Schmidt, i cili është në detyrë në Lisbonë që nga maji i vitit 2022.

Trajneri nuk ka ndërmend të largohet herët nga klubi për te Bayern. Megjithatë, nëse Benfica vendos të ndahet me Schmidt, situata mund të ndryshojë.

Mbetet për t’u parë nëse një trajner që ka dështuar në top klubin portugez do t’i plotësojë kërkesat e Bayern-it.

Vitet e fundit, Schmidt ka fituar tituj të tjerë përveç kampionatit portugez: në vitin 2014 u bë kampion austriak dhe fitues i kupës me Red Bull Salzburg-un dhe në 2018 fitoi Kupën e Kinës me Beijing Gouan.

Ai gjithashtu fitoi kupën në Holandë kur ishte trajner i PSV Eindhoven midis 2020 dhe 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore