Çështja e Premier League kundër Manchester City-t për 115 shkeljet e pretenduara të rregullave ekonomike dhe financiare (FPF – Fair Play Financiar) të ligës më të mirë angleze të futbollit “do të zgjidhet në të ardhmen e afërt”. Kështu deklaroi CEO i Premier League, Richard Masters.
City e gjen veten në “pole” për të fituar titullin e sezonit 2023-24, i cili do të ishte i dyti i tyre që kur u ngritën akuzat kundër tyre nga Premier League shkurtin e kaluar.
I pyetur nëse një sukses i dytë i Manchester City-t ndërkohë që akuzat janë ende në pritje do të dëmtonte futbollin anglez dhe atë evropian në përgjithësi, Masters u përgjigj: “Nuk u takon autoriteteve të futbollit të fillojnë të jenë selektivë se kë do të dëshironin të fitonte kampionatin”.
Masters, duke folur në asamblenë e përgjithshme të Ligave Evropiane, shtoi: “Natyrisht që ne nuk mund të komentojmë për rastin, data është caktuar dhe çështja do të zgjidhet në të ardhmen e afërt, dhe unë nuk mund të bëj asnjë koment të mëtejshëm për këtë”.
Një komision i pavarur është i gatshëm të merret me këtë çështje, por sigurisht jo para përfundimit të sezonit aktual. Duke pasur parasysh përmasat e akuzave, një vendim për këtë çështje mund të mos vijë deri në vitin e ardhshëm.
City tha në kohën kur u ngritën akuzat se mirëpriti një shqyrtim të çështjes nga një komision i pavarur “për të shqyrtuar në mënyrë të paanshme tërësinë e provave të pakundërshtueshme që mbështesin pozicionin tonë. Prandaj, ne presim që kjo çështje të zgjidhet një herë e përgjithmonë”.
Manchester City akuzohet se ka shkelur 115 rregullore në 14 sezone nga 2009-10 e në vazhdim. Akuzat përfshijnë pretendime për raportim financiar dhe mungesë bashkëpunimi me një hetim të Premier League të hapur në vitin 2018. Gjyqi aktualisht është në fazën e marrjes së deklaratave të dëshmitarëve, gjë që ka të ngjarë të vazhdojë deri në pranverë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
Megaoperacioni i SPAK/ Burg për 4 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale, shtyhet vendimi për Emiljano Shullazin
-
Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për Sinwar dhe Netanyahu-n
-
Në opozitë s’ka konsensus për shpërndarjen e kuvendit – pushteti kërkon unitet për zgjedhje të parakohshme