Policia e Kosovës, të premten, në disa lokacione në Mitrovicën e Veriut ka nisur instalimin e kamerave vëzhguese për të rritur sigurinë në qytet.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës pë rajonin e Veriut, Veton Elshani, kamerat e instaluara do t’i kontribuojnë Policisë së Kosovës që rastet t’i zgjidhë më shpejt dhe në mënyrë më efikase.
“Në disa lokacione të qytetit po vendosen kamera, të cilat do të jenë më cilësore, me qëllim ngritjen e sigurisë në qytet në një nivel më të lartë. Ato do t’i mundësojnë policisë që të zgjidhë rastet më shpejt dhe në mënyrë më efikase”, ka potencuar Elshani.
Ndryshe autoritetet kosovare vitin e kaluar kishin larguar nga komunat e banuara me shumicë serbe kamera të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale serbe.
Këto kamera dyshohej se monitoroheshin nga një shkollë, nga një televizion lokal, si dhe nga një vend afër postës së qytetit.
Nga Prokuroria thuhej se pamjet e regjistruara ishin përcjellur deri te strukturat e sigurisë në Serbi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
A negocioi KFOR-i për tërheqjen e grupit të Radoiçiçit – komiteti i NATO-s konstaton, misioni paqeruajtës e mohon, qeveria hesht
-
Egnatia fiton titullin e parë në historinë e klubit në Superiore
-
Hamasi nga Rafahu shënjestron Tel Avivin, pse tani
-
Nga Basquiat te Warhol: Ja se si ndryshoi gjithçka në artin e 1984-s