Von der Leyen: Putini kupton vetëm gjuhën e armëve, fitorja e tij do të ndryshonte historinë evropiane
“Ka vetëm një gjuhë që Putini e kupton dhe ajo është t’i sigurojë Ukrainës mjetet për të mbrojtur veten. Putin besonte se ne nuk do t’i jepnim ndihmë Kievit, e kishte gabim”.
Kështu ka thënë kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
“Ballkani Perëndimor po afrohet gjithnjë e më shumë, ne kemi marrë vendimin historik për të filluar negociatat me Moldavinë dhe Ukrainën dhe populli i Gjeorgjisë nuk e fsheh aspiratën e tij evropiane”, ka vijuar ajo.
“Por është detyra ime të përcjell një mesazh: ajo që do të ndodhë në Ukrainë do të formojmë të ardhmen tonë përgjithmonë, ne nuk mund të maskojmë faktin se Rusia përbën një kërcënim për Evropën”, ka theksuar von der Leyen.
Sipas saj, një fitore e Vladimir Putinit do të ndryshonte jo vetëm hartën e Ukrainës, por edhe historinë e vetë unionit.
“Duhet të jemi të qartë, që Evropa të pushtojë të ardhmen e saj, Ukraina duhet të fitojë”, ka vijuar von der Leyen.
Më tej, ajo është ndalur në konceptin e zgjerimit.
“Viti 2004 ishte fillimi i një epoke të re. Të lirisë, stabilitetit, paqes, prosperitetit. Dhe në 20 vitet e ardhshme ky premtim u mbajt. Evropianët tanë nga vendet e zgjerimit kanë parë një bum ekonomik dhe punësimi, fuqia e Evropës ka çuar në një mrekulli ekonomike”.
“BE-ja ju ka bërë më të fortë, por ju e keni bërë BE-në shumë më të fortë”, ka ravijëzuar ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit