Osmani: Kontributin për Kosovën s’e shoh me folklorizma, kam ndërmjetësuar që Ukraina të mos votojë kundër Kosovës në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka treguar se ishte angazhuar që Ukraina edhe pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mos të votojë kundër anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.
“Unë kam ndërmjetësuar komunikimin mes Kosovës dhe Ukrainës që Ukraina që ajo mos të voton kundër Kosovës në Këshillin e Evropës. Ajo ka qenë një përpjekje e imja që të lidh kryeministrin Kurti me ministrin e Jashtme të Ukrainës. Ukraina nuk votojë kundër edhe pse nuk e njeh Kosovën”, tha Osmani gjatë një interviste në T7.
Kryediplomati maqedonas i është kundërpërgjigjur edhe zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili deklaroi se de-eskalimi i situatës në Veri të territorit nuk ndodhi në bazë të planit 9-pikësh të OSBE-së, ashtu sikurse pretendoi Osmani.
“Kontributin për Kosovën nuk e shoh me folklorizma, me rrahje gjoksi e me shkrime në Facebook, por me ndërtim kredibiliteti dhe autoriteti para qendrave të vendimmarrjes. Ne si OSBE kërkuam të krijohej një distancë fizike mes forcave speciale dhe ushtrisë serbe. Ishte gënjeshtër e madhe që ne kemi kërkuar që Kosova të tërheq kontrollin mbi Veriun”.
Më 7 prill, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, deklaroi se deeskalimi i situatës në Veri të territorit nuk ndodhi në bazë të planit 9-pikësh të OSBE-së, ashtu sikurse pretendoi Osmani.
Kryeziu, kujtoi se pika 3 sugjeron që për sigurinë në terren, përgjegjëse të bëhet policia e rregullt, nën asistencën e KFOR-it dhe EULEX.
Ai konsideroi se nëqoftëse se nuk do përgjigjej Policia e Kosovës gjatë dhe pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të Kosovës, atëherë sot do të bëhej fjalë për një realitet tjetër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE
-
Dinari vazhdon të përdoret në Veri për kryerjen e pagesave, askush s’i kontrollon
-
“Gjendje alarmante dhe shqetësuese në MPJD”, thonë sindikalistët
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE