Çifti më i përfolur i momentit, princ Harry dhe Meghan vijojnë t’i suprizojnë të gjithë.
Së fundmi, ata kanë zbuluar projektin e tyre më të ri në ‘Netflix’, ku ata patën nënshkruar një marrëveshje prodhimi që në shtator të vitit të kaluar. Kontrata përfshin seri të shkruara, dokumentarë dhe programe për fëmijë.
Kompania e prodhimit është “Archewell Productions”, e cila do të ndjekë një grup konkurrentësh nga e gjithë bota, anëtarët e shërbimit të së cilës, kanë pësuar dëmtime ose sëmundje që do u ndryshonin jetën përgjatë rrugës së tyre për në “Invictus Games”, themeluar nga princ Harry në vitin 2014.
Projekti do të jetë një seri dokumentaresh nën titullin “Heart of Invictus”, i cili do të sjellë rrëfime të konkurrentëve dhe organizatorëve të ngjarjes, ku do të ketë si regjisor Orlando von Einsiedel dhe producente Joanna Natasegara.
Harry ka dhënë një deklaratë, në të cilën shpreh ngazëllimin e tij për projektin që pritet të vijë.
“Jam tepër i ngazëllyer dhe i lumtur për projektin. Ndihem shumë krenar për rrugëtimin tim përpara”, tha Harry.
Princi do të jetë pjesë e serialit përpara kamerave si edhe do të shërbejë si producent ekzekutiv. Ceo i Netflix, Ted Sarandos ka treguar se fondacioni i ish, Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it së bashku me ekipin e “Archewell Productions”, do të sigurojnë fonde relativisht të mëdha për organizatën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Llucija, pastiçeria që për çerek shekulli ëmbëlsoi jetët e prishtinasve
-
Melinda French Gates shfaqet si rrallë herë me djalin Rory në darkën shtetërore të Shtëpisë së Bardhë
-
Sarah Ferguson thotë se “bashkimi i familjes është çelësi” mes trajtimeve të kancerit të mbretit Charles dhe Kate Middleton
-
Cassie reagon për herë të parë, pas videos virale ku shihej duke u dhunuar nga Diddy
Lajmet kryesore
-
Krenar për Shqipërinë, turi i diasporës ‘zbarkon’ në Milano
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor – 9 arrestime, mijëra gjoba dhe bllokime automjetesh
-
Hamasi thotë se ka marrë peng disa ushtarë izraelitë, IDF e mohon
-
Një vit nga fillimi i tensioneve më të mëdha në Veri, kryetarët e përshkruajnë si tejet të vështirë atë ditë