Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është miratuar Kurrikula Trajnuese për Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.
Maqedonci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka sqaruar qëllimet e kësaj kurrikule.
“Miratimi i kësaj kurrikule është një hap i rëndësishëm për luftimin e sulmeve dhe kërcënimeve hibride me të cilat tani është duke u përballur Kosova dhe vendet tjera të rajonit dhe më gjerë”.
“Falënderoj Ambasadën Britanike, DCAF dhe gjithë përfaqësuesit e institucioneve të cilët kanë dhënë kontribut në hartimin e kurrikulës”, ka shkruar ai.
Në vitin 2022, edhe institucionet e Kosovës u goditën nga sulmet kibernetike.
Ndërsa sulmi sipas Qeverisë së Kosovës – erdhi nga jashtë dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb-faqe të institucioneve.
Për t’i evituar sulmet eventuale në të ardhmen, Mentor Hoxhaj, udhëheqës i CyberSecurity and Privacy, kishte kërkuar ngritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, por edhe testim të sistemeve.
Në vitin 2022, edhe Shqipëria u godit nga një sulm kibernetik i përmasave të mëdha, ku për arsye të sigurisë u mbyllën të gjithë adresat qeveritare dhe të tilla mbetën për disa ditë.
Një sulm masiv kibernetik kishte goditur edhe shtetin fqinj të Malit të Zi gjatë muajit gusht të 2022-ës, ku sipas të dhënave paraprake mësohet se infrastruktura e informacionit së qeverisë malazeze ka rënë pre e kësaj goditjeje nga hacker-ë ende të paidentifikuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Texas-i fal ushtarin amerikan që qëlloi protestuesin e Black Lives Matter
-
Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE
-
Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE