Kurti në Berlin: Biseduam për procesin e dialogut dhe përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin ka thënë se gjatë takimeve që ka zhvilluar ka diskutuar rreth dinamikës së situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut dhe përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.
Kurti, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se ka qenë i nderuar që të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së.
“Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”.
“Nuk mund të mungonte dhe takimi me mërgatën, ku biseduam mbi një mori temash, i interesuar jo vetëm për t’i informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës”, ka shkruar Kurti.
Ai tutje ka thënë se takimin që e kishte me kancelarin Olaf Scholz, dëshmoi për marrëdhëniet e forta.
“E në margjina të Kongresit, takimi me Kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet”.
Ndërsa, ka komentuar edhe takimin me sekretaren e përgjithshme të internacionales socialiste, Benedicta Lasi.
“Fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat ishte fokus i bisedës dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil”.
Kurti, kishte udhëtuar të premten e 8 shtatorit për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Dështimi i Kosovës në KiE: Reuten: Gjermania, Franca dhe Italia iu përulen Serbisë
-
Operacioni i SPAK: Arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015
-
Kandidati për kryetar bashkie dhe 5 të tjerë u vranë nga të shtënat në një tubim të fushatës në Meksikë
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Megaoperacioni i SPAK, zbardhen detaje nga akuzat për Durim Bamin
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten