Presidenti rus Vladimir Putin mund të shpallë fushatën e tij për një mandat tjetër presidencial muajin e ardhshëm, raportoi gazeta Kommersant të martën duke cituar burime në zyrën ekzekutive të Kremlin-it.
Sipas burimeve të Kommersant-it, fushata “joformale” presidenciale është planifikuar të fillojë në nëntor, me Putin-in që pritet të shpallë ofertën e tij të vitit 2024 në hapjen e ekspozitës “Rusia” – një forum ndërkombëtar që do të zhvillohet në qendrën e ekspozitës VDNKh në Moskë.
Megjithatë, Kommersant gjithashtu vuri në dukje se opsione të tjera janë ende duke u shqyrtuar, raporton “Meduza”.
Burimet i thanë gjithashtu Kommersant-it se fushata do të sillet rreth konceptit të Rusisë si një qytetërim më vete që “lufton për vlerat e saj” dhe mbetet i konsoliduar përballë armiqve.
“Operacioni special ushtarak” i Rusisë – termi zyrtar i Kremlin-it për luftën e tij të vazhdueshme kundër Ukrainës – do të shfaqet gjithashtu në fushatën presidenciale të Putin-it “saktësisht aq sa është e nevojshme”, tha një burim i paidentifikuar.
Agjencia “Meduza” raportoi se ekspozita “Rusia” ishte në shqyrtim si një forum i mundshëm për shpalljen e fushatës së Putin-it në vitin 2024 në korrik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Raporti: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banja
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Washingtoni i kujdesshëm, verdikti i Hagës është një armë shtesë për të ushtruar presion ndaj Netanyahut
-
Grenell i kishte propozuar Trump-it që ta vizitojë Thaçin në Hagë, thotë NYT