Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar këtë të premte se është arrestuar në Leposaviq një ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, i dyshuar për keqpërdorim detyre.
Kreu i MPB-së në një postim në Facebook, bëri me dije se i arrestuari është ish-zyrtari policor Goran Saviç, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021.
I njëjti, dyshohet të ketë sulmuar fizikisht edhe dy qytetarë serb.
Përveç kësaj, Sveçla tregoi se janë konfiskuar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave në Zubin Potok, si dhe se
“Pas trajtimit me sukses të një rasti të kalimit ilegal dhe zhvillimit të kontrabandës mbrëmë në pjesën Veriore të vendit tonë, njësitet policore sot një lokacion në Komunën e Zubin Potokut kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave”, shkroi.
Këto veprime, sipas tij, Policia e Kosovës po i bënë “në kuadër të zbatimit të objektivave të saja strategjike”, e cila po vazhdon “pandalshëm angazhimin e saj në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.
Ministri Sveçla e përmendi edhe “lajmin e mirë” të së premtes që Policia e Kosovës i është bashkuar kampanjës së EUROPOL-it “#TheNetThatËorks”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor.
“Kjo nismë pjesë e së cilës është edhe Policia e Kosovës, synon promovimin e bashkëpunimit me qëllim të trajtimit të kërcënimeve kundër sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, atij kibernetik dhe terrorizmit”, shtoi.
Krejt në fund, Sveçla falënderoi pjesëtarët e policisë që “me punën e tyre profesionale garantojnë siguri, rend dhe ligj kudo në Republikën tonë!”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Franca irriton aleatët duke ftuar Rusinë në ceremoninë e “Ditës D”
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje – ka dështuar
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nis takimi i Osmanit me nënsekretaren amerikane Elizabeth Allen