Imuniteti i tufave Covid 19 mund të arrihet në Evropë deri në korrik, ka thënë një komisioner i Bashkimit Evropian(BE).
Procesi i vaksnimit pritet tё pёrshpejtohet pas njё pёrhapje tё ngadaltё si pasojё e pengesave.
“Mund të marrim një datë simbolike, pёr shembull 14 korrik, pёr mundësinë e arritjes së imunitetit në të gjithë kontinentin”, tha Thierry Breton, komisioneri i BE-sё për tregun e brendshëm.
Mbi një e treta e popullsisë së Francës është tashmё nën bllokim të ri. Nё Gjermani, Amsterdam, Bullgari dhe Zvicёr po zhvillohen protesta pas zgjatjes sё kufizimeve.
Shumica e vendeve kanë riimplementuar AstraZeneca pasi Agjencia Evropiane e Barnave e shpalli atë “të sigurt dhe efektive”. Sidoqoftë, kompania ka dhënë vetëm 30% të 90 milionё dozave të premtuara për tremujorin e parë.
Breton tha se 55 fabrika do të prodhojnë tani vaksina në Evropë. Ndёrkohё, rreth 300-500 milionё doza priten midis marsit dhe qershorit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vdekja e Raisit do të testojë unitetin e fraksioneve të ultra-konservatorëve të Iranit
-
Gati për konsultim publik Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar të Vjosës, thotë Rama
-
Urdhër-arrestet e Hagës, nga Millosheviçi te Putini
-
Biden kritikon kërkesën e urdhër-arrestit kundër udhëheqësve izraelitë: Skandaloze