Marcel Sabitzer iu bashkua skuadrës së Manchester United-it në afatin kalimtar të janarit, duke u transferuar në formulën e huazimit nga Bayern Munich.
Deri më tani, austriaku është aktivizuar në tetë ndeshje të Premier League për skuadrën e drejtuar nga trajneri Erik ten Hag ndërsa ka treguar se mund të përshtatet me skemat e trajnerit holandez.
Në total, ai ka luajtur 13 ndeshje me “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim.
Megjithatë, drejtuesit e Manchester United kërkojnë një ulje të çmimit nga Bayern Munich pasi gjermanët për shërbimet e 29-vjeçarit kërkojnë të paktën 30 milionë euro.
Ndërkaq, edhe vetë Sabitzer kërkon të qëndrojë në Premier League edhe sezonin e ardhshëm duke qenë se tek anglezët ka nisur të ndjehet sërish i rëndësishëm pasi tek Bayern po gjente shumë pak hapësira.
Kujtojmë që për shërbimet e austriakut, Bayern-i shpenzoi 15 milionë euro për ta transferuar nga Leipzig-u në verën e vitit 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten