Aktorja Gwyneth Paltrow ka falënderuar anëtarët e trupës gjykuese që e nxorën atë jo përgjegjëse për një aksident me ski në vitin 2016 në një vendpushim në shtetin amerikan të Utah-ut.
Optometristi në pension Terry Sanderson, 76 vjeç, kishte thënë se Paltrow u përplas me të, duke i shkaktuar lëndime që i ndryshuan jetën.
Sanderson, i cili po kërkonte 300 mijë dollarë dëmshpërblim, ka thënë se vendimi ishte “shumë zhgënjyes”.
Gjykatësit sakaq mbajtën anën e Paltrow, 50 vjeçe, e cila fajësoi Sanderson për aksidentin dhe u kundërpërgjigjur për 1 dollarë plus tarifat ligjore.
Duke dëgjuar vendimin në gjykatë, Paltrow ishte pa shprehje, duke ngulur sytë përpara dhe dukej se po tundte lehtë kokën. Ajo më pas doli jashtë.
Teksa u largua, ajo ndaloi për pak kohë për të folur me Sanderson. Ai më vonë ka treguar se ajo i ka uruar ditë të mirë.
Në një deklaratë të postuar si një histori në Instagram për 8.3 milionë ndjekësit e saj, fituesja e Oskarit ka treguar se ndjeu se “pranimi i një pretendimi të rremë komprometonte integritetin” e saj.
Dhe se ishte e kënaqur me rezultatin dhe falënderoi gjyqtarin dhe trupën gjykuese prej tetë anëtarësh për “trajtimin e këtij rasti”.
Atyre iu deshën tre orë diskutim për të gjetur njëzëri Sanderson tërësisht fajtor për incidentin dhe për t’i dhënë Paltrow shumën simbolike që ajo kishte kërkuar.
Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.
Nis gjyqi kundër Gwyneth Paltrow për aksidentin e vitit 2016 në Deer Valley Resort
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE