Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, foli në konferencën për media para ndeshjes së Ligës së Konferencës, ku skuadra e tij do të ballafaqohet me klubin rumun, CFR Cluj në fazën e 1/16-ve të finales.
Hysaj në një mënyrë tha që këtë ndeshje ndaj skuadrës së Ermal Krasniqit nuk do ta kenë aspak problem, por ai pret që skuadra e tij t’i shkojë deri në fund trofeut.
“Ne duam ta fitojmë dhe mund t’ia dalim. Të gjithë duam që ta kemi edhe një trofe tjetër në kabinetin tonë”, tha Hysaj.
“Të gjithë po japin më të mirën e tyre. Nëse i bëjmë këto gjëra të funksionojnë atëherë do të jetë më mirë për të gjithë”, shtoi mbrojtësi kuqezi.
29-vjeçari shkodran tha se e kanë analizuar lojën e ekipit rumun dhe nuk e kanë problem ta ndalin, derisa shtoi disa fjalë edhe për trajnerin e tyre, Maurizio Sarri-n.
“Kemi parë disa video të Cluj-it. Kanë tre – katër lojtarë që bëjnë diferencën, por ne nuk duhet t’i japim atyre as edhe një shans”, theksoi Hysaj.
“Sarri? Ai nuk tregohet kurrë i butë, sidomos në shtëpi. Më pëlqen si i bën lojtarët të ndjekin idetë e tij, sepse e kam parë për shumë vite”.
“Jemi një skuadër e madhe me një grup të madh. Ne luajmë çdo tre ditë dhe gjithmonë duhet të rikuperojmë energjitë tona fizike dhe ato mentale”.
Në fund, Hysaj foli edhe për veten e tij, derisa shprehet i lumtur që ky sezon po ec më mirë sesa ai i kaluari.
“Ndihem më mirë. Mendoj se nuk mund të shkonte më keq se vitin e kaluar. Jam i gëzuar që kam fituar besimin e të gjithëve. Puna e fortë gjithmonë të paguhet dhe të çon drejt rezultateve të mira”, tha mes tjerash Hysaj.
Kujtojmë që ndeshja mes Lazio-s dhe Cluj do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.
Për rumunët pritet të luajë nga minuta e parë edhe Ermal Krasniqi, i cili para pak javësh u transferua atje nga Ballkani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Atalanta shkruan historinë – tani është koha që Gasperini të largohet
-
Gjimshiti dhe Pasalic: Dy yjet që panë Atalanta-n nga lufta për rënie në triumfin evropian
-
Suksesi në Europa League, Atalanta shkon edhe në finalen e UEFA-CONMEBOL Club Challenge
-
Jo vetëm Europa League, Atalanta tani synon një tjetër trofe evropian
Lajmet kryesore
-
Votimi me aplikacion – i munduri dhe i duhuri për diasporën shqiptare – sipas Celibashit
-
Presidentja sllovene pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj
-
Nëntë të arrestuar në një komplot sabotazhi të mbështetur nga Rusia, thotë Tusk
-
Plagosja e trefishtë në Pejë – arrestohet një i dyshuar, dorasi në arrati