Trajneri italian, Carlo Ancelotti, flitej se mund ta merrte drejtimin e kombëtares së Brazilit.
Tekniku italian ishte në listën e dëshirave të Federatës së Futbollit të Brazilit për ta pasuar Tite-n, por Ancelotti nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madrid-i, të paktën jo deri t’i skadojë kontrata.
Ancelotti aktualisht është në krye të Real Madrid dhe ka kontratë të lidhur me ta deri në qershor të vitit 2024.
Ancelotti ct del Brasile? L'allenatore: "Se il Real non mi manda via resto fino al 2024" https://t.co/fueG7rmYnT
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) December 19, 2022
“Nuk e di të ardhmen dhe atë se çfarë mund të rezervojë ajo. Ajo që mund të them me siguri është se ndjehem i lumtur te Real Madrid dhe kam një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024”, tha Ancelotti.
“Nëse nuk më shkarkojnë, atëherë nuk largohem nga Real. Më pas do të kem në dispozicion kohën e duhur për të menduar rreth të ardhmes sime”, shtoi trajneri italian.
Kujtojmë se Ancelotti është në epokën e tij të dytë si trajner i Real Madrid teksa me Los Blancos ia ka dalë të fitojë dy Liga të Kampionëve, një titull në La Liga, një Kupë të Botës për klube, dy Superkupa Evropiane, një Kupë Mbreti si dhe një Superkupë të Spanjës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbyll sytë përgjithmonë legjenda e NBA, Bill Walton
-
Rafa Nadal jashtë French Open, e eliminon Zverev në raundin e parë
-
Duka për kandidaturën e përbashkët me Serbinë: Është interes kombëtar – i shërben edhe njohjes së Kosovës
-
Mirlind Daku shpërthen në lot për grumbullimin në Euro 2024 dhe poston mesazhin e veçantë: Jam djalë nga Kosova, më ka thirr Atdheu
Lajmet kryesore
-
Macron dhe Scholz kërkojnë me urgjencë reforma, për ‘Evropën e vdekshme’
-
‘Dualizmi’ i Mitsotakis – Nga një anë thotë se është mbështetësi kryesor i integrimit të Ballkanit, nga tjetra i vë kushte Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Hoxhaj: Me izolimin e plotë dhe me kërcënimet në rritje ndaj Kosovës – vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin