Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova nuk është varur nga gazi rus.
Këtë deklaratë kreu i ekzekutivit e bëri gjatë pjesëmarrjes në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup në diskutimin me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”.
“Kosova fatmirësisht nuk varet nga gazi rus. Kosova është e angazhuar për t’i përmbushur të gjitha obligimet për energji, për treg të lirë të energjisë”, ka thënë Kurti.
Ndërsa ka përmendur edhe hapat e Qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar familjet që kursejnë energjinë elektrike.
Ai gjithashtu ka marrë pjesë në konferencën vjetore të organizuar nga ambasada e Britanisë në Kosovës, në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë”, ku ka theksuar se reformimi i administratës publike, është parakusht për hapat avancues të Kosovës drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).
“Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e reformave të planifikuara në programin e Qeverisë sonë. Është besim e qëndrim i yni se një administratë publike besnike ndaj shtetit, e ndershme, e shkolluar dhe e përgatitur, me efikasitet më të lartë është parakusht për politika të përmbushura zhvillimore”, ka theksuar Kurti.
Ndërsa, sipas tij, Qeveria është e përkushtuar që reforma në administratë të jenë të bazuara mbi disa parime që respektohen gjerësisht nga vendet demokratike dhe të zhvilluara.
“Një administratë joefikase shkakton ngecje më pastaj në ofrimin e shërbimeve publike për nga cilësia, për nga sasia, shkakton gjithashtu edhe ngecje edhe në zhvillimin e proceseve të reformave në sektorët e tjerë”, ka shtuar Kurti.
Kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe dokumentet strategjike që trajtojnë këtë çështje, si plani për zhvillim kombëtar, bashkimi i tri strategjive për administratë publike në një të vetme dhe hartimi i saj për periudhën 2022-2027, hartimi i strategjisë për e-qeverisje e hartimi i strategjisë për siguri kibernetike janë ndër të tjera veprime esenciale të cilët tashmë i kemi ndërmarrë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Begaj bisedë me Cameron: Vlerësim të veçantë për shtimin e trupave në KFOR
-
Hoxhaj: Kosova është marrë peng nga Kurti – Qeveria anti-perëndimore
-
Nga presionet politike te krimi i organizuar, bilanci i Altin Dumanit te “Ligjet”
-
Kovaçevski jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të LSDM-së, pas humbjes në zgjedhje
Lajmet kryesore
-
Nga presionet politike te krimi i organizuar, bilanci i Altin Dumanit te “Ligjet”
-
Begaj bisedë me Cameron: Vlerësim të veçantë për shtimin e trupave në KFOR
-
Sunak shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Britani, më 4 korrik
-
Gjithçka si në vitet 90-ta, kjo është shtëpia-shkollë që nxori 9 gjenerata në kohën e okupimit