Për trajtimin e situatës së përkeqësuar të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës, Komisioni Evropian ka propozuar dy plane veprimi.
Të gjithën këtë duke forcuar mbrojtjen kibernetike dhe duke lejuar që forcat e armatosura të lëvizin shpejt dhe më mirë përtej kufijve.
“Në veçanti, Plani i Veprimit për Lëvizshmërinë Ushtarake do të ndihmojë forcat e armatosura evropiane të përgjigjen më mirë, më shpejt dhe në shkallë të mjaftueshme ndaj krizave që shpërthejnë në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e lëshuar.
Plani, referuar Komisionit Evropian, do të forcojë aftësinë e BE-së për të mbështetur shtetet anëtare dhe partnerët në transportin e trupave dhe pajisjeve të tyre.
Po ashtu do të punojë drejt infrastrukturës më të mirë duke thjeshtuar çështjet rregullatore. Njëherazi, do të forcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe do të promovojë lidhjen dhe dialogun me partnerët kryesorë.
Plani i parë i Veprimit për Lëvizshmërinë Ushtarake u prezantua në vitin 2018 për të forcuar Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së.
Iniciativat e mbrojtjes që mbështesin Lëvizshmërinë Ushtarake ishin projekti i Lëvizshmërisë Ushtarake për Bashkëpunim të Strukturuar të Përhershëm (PESCO) dhe projekti i Qendrave Logjistike.
Gjithashtu programi i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes dha një kontribut të madh në këtë përpjekje për “Optimizimin e procedurave të Lejeve të Lëvizjes Ndërkufitare në Evropë” dhe Rishikimin e Koordinuar Vjetor të Mbrojtjes (CARD).
Kështu, plani synonte të siguronte lëvizjen e shpejtë dhe të qetë të personelit ushtarak, materialeve dhe aseteve.
Pas arritjeve të tij, Lëvizshmëria e re Ushtarake përfshin digjitalizimin e proceseve administrative të lidhura me logjistikën doganore dhe sistemet e lëvizshmërisë ushtarake.
Po ashtu mbulon masat për mbrojtjen e infrastrukturës së transportit nga sulmet kibernetike dhe kërcënimet e tjera hibride.
Si dhe promovon aksesin në aftësitë e ngritjes strategjike dhe maksimizon sinergjitë me sektorin civil për të rritur lëvizshmërinë e forcave të armatosura, veçanërisht ato nga ajri dhe deti.
Ndërkohë, Lëvizshmëria e re Ushtarake punon drejt rritjes së efiçencës së energjisë dhe elasticitetit klimatik të sistemeve të transportit.
Njëkohësisht synon të forcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe partnerët kryesorë strategjikë, duke përfshirë SHBA-të, Kanadanë dhe Norvegjinë, dhe të promovojë komunikimin dhe dialogun me partnerët rajonalë dhe vendet në zgjerim, si Ukraina, Moldavia dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për të siguruar një rrjet të lëvizshmërisë ushtarake të lidhur mirë, i cili është i aftë dhe i sigurt, Komisioni Evropian mbështet Planin e Veprimit me instrumente financimi si Lehtësia e Bashkimit Evropian dhe Fondi Evropian i Mbrojtjes.
Marrë nga “SchengenVisaInfo.com”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit