Një ndër sfidat më të pa pëlqyera të njeriut është plakja dhe sidomos periudha kut flokët e tyre fillojnë të thinjen. Lajmi i mirë është se ka disa trajtime që mund t’i përdorni për të ndihmuar në parandalimin e qimeve të thinjura, nga çaji dhe vitaminat. Për shkak se shumë produkte të flokëve mund të paketohen plot me kimikate të dëmshme, njerëzit tani po zgjedhin gjëra më natyrale.
Sigurimi se po marrim mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese të sakta mund të jetë një fillim i shkëlqyeshëm për të mbrojtur veten nga thinjat e parakohshme.
Ja dsa nga mënyrat më natyrale që ju të mund të trajtoni flokët gri:
Çaj jeshil
Antioksidantët janë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve sepse ju mbrojnë nga radikalet e lira, nga rrezet e diellit dhe ndotja. Kjo është arsyeja pse pirja e çajit jeshil mund të ndihmojë trupin tuaj të luftojë kundër efekteve të radikalëve të lirë sepse është plot me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe fitokimikate.
Çokollate e zezë
Ushqimet e mbushura me bakër janë gjetur shumë të dobishme për të ndaluar thinjat e parakohshme. Kjo e bën ushqimin si çokollatën e zezë mikun tuaj. Bakri në të vërtetë luan një rol shumë të rëndësishëm në pigmentimin e flokëve, sepse është një pjesë thelbësore e melaninës, pigmentit të errët që ngjyros lëkurën, sytë dhe flokët tanë.
Vaj bajamesh i ëmbël
Bajamet janë të mbushura me vitaminë E dhe A, të dy ushqyes të rëndësishëm për të mbajtur flokët tanë të rinj. Masazhimi i rregullt i sasive të vogla të këtij vaji në flokët tuaj të lagur pas një dushi mund të ndihmojë në mbrojtjen e procesit të thinjës së flokëve tuaj duke e mbrojtur atë nga oksidantët dhe radikalet e lira.
Çaj i zi
Ju mund të përdorni çajin e zi të ftohtë si një shpëlarje pas shampos. Çaji mund të errësojë flokët tuaj gri, pa shkaktuar ndonjë dëm. Mund ta përsërisni sa herë të dëshironi derisa flokët tuaj të errësohen mjaftueshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sean ‘Diddy’ Combs përballet me një padi të re nga ish-modelja që pretendon se është “sulmuar seksualisht” nga ai
-
Kelly Rowland përfshihet në një mosmarrëveshje verbale në Festivalin e Filmit në Kanë
-
Misa Hylton, nëna e djalit të parë të Diddy-t, thotë se video që tregon sulmin ndaj Cassie “i ka shkaktuar traumë”
-
Cate Blanchett në Kanë me një fustan të frymëzuar nga flamuri palestinez
Lajmet kryesore
-
Nga presionet politike te krimi i organizuar, bilanci i Altin Dumanit te “Ligjet”
-
Gjiknuri: I qëndrojmë variantit të votimit me postë për Diasporën
-
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin Palestinën: Precedentët e mëparshëm dhe pse asgjë nuk ndryshon
-
PDK po dëshiron ta shmang elefantin në dhomë – Asociacionin