Kosova e përkushtuar të shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit, thotë Sveçla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit në dobi të rajonit dhe më gjerë.
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migracionit të paligjshëm dhe terrorizmit mbetet prioritet për qeverinë tonë”, shkroi në Twitter Sveçla.
Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit janë grumbulluar në Berlin me ftesë të ministres së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser, në kuadër të përgatitjeve për samitin e radhës së Procesit të Berlinit, i cili pritet të mbahet më 3 nëntor në kryeqytetin e Gjermanisë.
Temat kryesore të takimit të ministrave përgjegjës për punët e brendshme do të jenë migrimi i paligjshëm, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trajtimi i personave të kthyer nga zonat e kontrolluara nga xhihadistët, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Gjermanisë.
Të ftuar në këtë takim do të jenë ministrat e punëve të Brendshme të Austrisë, Bullgarisë, Francës, Greqisë, Kroacisë, Italisë, Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, si vazhdimësi e Konferencave të mëparshme për Ballkanin Perëndimor.
Qëllimi i procesit është përshpejtimi i bashkëpunimit mes gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së si dhe integrimi i këtij rajoni në Union.
Nisma fokusohet kryesisht në zgjidhjen e problemeve dypalëshe dhe të brendshme në rajon dhe përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, i cili do të ishte bazë për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
Sivjet, përveç takimit të nesërm të ministrave të punëve të brendshme, takimi i krerëve të diplomacisë së vendeve pjesëmarrëse është planifikuar të mbahet më 21 tetor, ndërsa të ministrave të energjisë në 24 tetor
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Asnjë shenjë sabotimi në rrëzimin vdekjeprurës të helikopterit të Presidentit iranian, thotë raporti i hershëm
-
Nagavci hap tender për ekspert që monitoron kritikat e mediave
-
Ministri i Jashtëm lituanez: Rusia nuk duhet të prekë kufijtë në Baltik, BE dhe NATO duhet të reagojnë
-
Pas ShBA-ve, Republikës Srpska i reagon edhe BE: S‘tolerojmë sjellje që rrezikojnë sovranitetin e BeH-së
Lajmet kryesore
-
Shqipëria ‘ndez motorët’ për sezonin turistik
-
Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, lihet në fuqi masa për 9 të arrestuarit
-
Asnjë shenjë sabotimi në rrëzimin vdekjeprurës të helikopterit të Presidentit iranian, thotë raporti i hershëm
-
Tahiri: 30 maji dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit