Kanë mbetur më pak së një javë kur Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të bëhet me kryetar ri, pas dorëheqjes së Isa Mustafës muajin e kaluar për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku LDK-ja u radhitë e treta me 12.64 për qind.
Por, kush mund të jetë kryetar i ri i LDK-së?
Për ish-anëtarin e kësaj partie, akademikun Nexhat Daci, i preferuar është Lumir Abdixhiku për ta udhëhequr LDK-në.
“Unë po ju them që Lumiri është me prejardhje prej Tërnovcit, prej nga jam unë dhe me të thashë mjaft”, tha Daci për Albanian Post.
Përveç që e ka bashkëvendës, Daci konsideron që Abdixhiku ka edhe potencial.
“Potencial ka. Ishalla nuk i përsëritë gabimet e mija”.
Ndryshe nga Daci mendon njeri nga themeluesit e kësaj partie Ali Aliu, i cili i beson profilit të Kujtim Shalës për ta zënë ulësen e kreut të LDK-së.
“Për mua do të ishte një nga më të rëndësishmit të dal në krye të LDK-së. Besoj profilit të intelektualit, besoj përkushtimit të tij, besoj pastërtisë”, theksoi Aliu për Albanian Post.
Ai ka treguar edhe se çka duhet të bëjë LDK-ja që të rikthehet pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit.
“Duhet të shkoqen nga bindja që u duhet atyre partia. I duhet Kosovës ajo parti. Pa e menduar kështu, nuk mund të bëhen punë të mira”, shtoi Aliu.
Ai ka shkruar se “LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës”, derisa ata që e kanë votuar LDK-në i falënderon dhe i quan “qëndrestarë”. “Besimi i përsëritur është nderi më i madh”, shkruan Shala, derisa për LDK-në thotë se “është partia e rrënjëve të Kosovës”.
Për më tepër, siç shkruan Shala në Facebook, “LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë”. Më 14 mars pritet të mbahet Kuvendit Zgjedhor i LDK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kush është Mohammad Mokhber, presidenti i përkohshëm i Iranit?
-
Projekt pilot për pagesat elektronike, Rama: Eviton evazionin nga bizneset
-
Aksion i Policisë – bastiset Banka e Postës në Veri
-
Gjykata e Hagës thirrje për arrestimin e Netanyahut dhe udhëheqësve të Hamasit: Çfarë është dhe çfarë kompetencash ka
Lajmet kryesore
-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
Projekt pilot për pagesat elektronike, Rama: Eviton evazionin nga bizneset
-
Gjykata e Hagës thirrje për arrestimin e Netanyahut dhe udhëheqësve të Hamasit: Çfarë është dhe çfarë kompetencash ka
-
Në opozitë s’ka konsensus për shpërndarjen e kuvendit – pushteti kërkon unitet për zgjedhje të parakohshme