Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), i ka ndaluar përpunimin e të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë Ministrisë së Shëndetësisë.
Kështu ka bërë të ditur AIP përmes njoftimit për media.
Ky vendim thuhet se është marrë pasi është konstatuar se MSH-ja në cilësinë e kontrolluesit, ka përpunuar të dhëna personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me kriteret e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
“Me këtë rast, Agjencia ka nxjerr Vendim Nr. 116/2022, më date 06/06/2022, me të cilin ka obliguar Ministrinë të ndaloj përkohësisht përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, si dhe të bëjë shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi deri në datën e pranimit të vendimit”, thuhet në komunikatën për media.
Gjithashtu, vëzhgimi me kamerë sipas AIP-së mund të fillojë vetëm pas plotësimit të dispozitave ligjore të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
“Andaj, Ministria e Shëndetësisë, obligohet që brenda afatit prej tetë ditësh nga pranimi i vendimit, të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura për zbatim e vendimit dhe të njoftoj Agjencinë për Informim dhe Privatësi, në të kundërtën, Agjencia do të ndërmerr masat ndëshkuese të parapara sipas Ligjit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Parashikimi i motit, 18 maj 2024
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten