Presidentit i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i është dorëzuar çelësi i kryeqytetit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Sot, me kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama dhe bashkëpunëtorë në zyrat e Komuna e Prishtinës, pritëm Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Në shenjë nderi dhe privilegji, shprehem mirënjohjen tonë për vizitën. Me kënaqësi dorëzuam çelësin e kryeqytetit”, ka shkruar në Facebook nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.
“Diskutuam çështje, të cilat në parim përbejnë vizionin e hapur për një të ardhme të ndritur, për dy vendet tona”.
Ai ka theksuar se “çdo rrugëtim i përbashkët vendos histori të suksesit në të gjitha këndet e zhvillimit”.
Gjukanoviç, është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologja e saj Vjosa Osmani, në sheshin Ibrahim Rugova.
Pas ceremonisë pritëse, Gjukanoviç dhe Osmani kanë vazhduar për tek ndërtesa presidenciale, për një takim kokë më kokë.
Gjukaniviç, gjatë qëndrimit të tij dy-ditore në Kosovë pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.
Në mungesë të kryeministrit Kurti, i cili akoma po qëndron në Amerikë, zëvendëskryeministrat do të shtrojnë një drekë zyrtare për nder të mysafirit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vdes presidenti iranian Ebrahim Raisi, sipas kanalit izraelit 12
-
I ftohti ekstrem mund të pengojë shpëtimtarët të arrijnë në vendin e rrëzimit të helikopterit, raportojnë mediat iraniane
-
Tre punonjës të shpëtimit janë zhdukur, thotë Gjysmëhëna e Kuqe
-
20 ekipe shpëtimi dhe dronë u dërguan në vendin e rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian
Lajmet kryesore
-
Vdes presidenti iranian Ebrahim Raisi, sipas kanalit izraelit 12
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Kurti i ankohet Allenit që Komiteti i Ministrave s’e shqyrtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës