Në brezin kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë janë arrestuar dy shtetas të Kosovës nga ana e policisë serbe.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë ka njoftuar se të arrestuarit janë G.M (2000) dhe N.M. (1969). Sipas MPB-së serbe, të njëjtit dyshohen për vjedhje të pyjeve në territorin e Serbisë.
“Policia ka arrestuar të dyshuarit në Dabinovc, ku në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe me këtë rast ka konfiskuar një traktor me rimorkio të punuar me dorë, të ngarkuar me dru zjarri dhe një sharrë elektrike me motor, që të dyshuarit e kanë përdorur gjatë krimit”, thuhet në njoftim e MPB-së serbe.
Tutje në njoftimin e MPB-së serbe thuhet se të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.
Lidhur me rastin, Albanian Post ka tentuar të marr një përgjigje nga ana e Policisë së Kosovës, por që të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ndahet nga jeta gazetari italian, Franco di Mare
-
Putin kërkon të kërcënojë me migrimin masiv, paralajmëron kryeministrja estonez
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet Kurtit – eksperimentet e tij shkaktuan dështimin më të madh
-
Maqedonci: Operacioni “Interflex”, tregues i nivelit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Operacioni i SPAK, Balla: Lufta kundër krimit të organizuar po jep rezultat
-
Moska dhe Pekini qëndrojnë së bashku teksa konflikti shkatërron Ukrainën
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet Kurtit – eksperimentet e tij shkaktuan dështimin më të madh