Elon Musk i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, një ndeshje tek për tek dhe, fituesi, do të marrë… Ukrainën.
Shefi i Tesla-s dhe SpaceX-it sfidoi Putinin në një dyluftim të hënën në mëngjes, duke e bërë sfidën në Twitter.
“Unë sfidoj Vladimir Putin në një dyluftim të vetëm. Trofeu është Ukraina”.
I hereby challenge
Владимир Путин
to single combatStakes are Україна
— Elon Musk (@elonmusk) March 14, 2022
Siç është bërë e ditur, Musk është përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e Rusisë me Ukrainën, duke ofruar mbështetje në internet dhe burime të tjera teknologjike për t’i ndihmuar ukrainasit për të penguar Rusinë.
Në një status tjetër, që pasonte sfidën ndaj presidentit rus, Elon i drejtohet Kremlinit, “a jeni dakord me këtë luftë?”, në gjuhën ruse.
Вы согласны на этот бой? @KremlinRussia_E
— Elon Musk (@elonmusk) March 14, 2022
Natyrisht, Elon duket se po bën shaka, askush nuk e pret që Presidenti rus ta marrë seriozisht atë. Por, për hir të argumentit, është pak e vështirë që të përcaktohet një fitues mes të dyve, kjo sepse secili prej tyre ka përvojë në luftim.
Ndoshta, në një ndeshje mundje, më i favorshëm do të ishte Putin, pasi ka edhe një rrip të zi nderi taekwondo (të cilin ia hoqën si pasojë e vendimit për të pushtuar Ukrainën).
Më pak e njohur është stërvitja e Elon Musk, por në një intervistë, ai i tha gazetarit Joe Rogan se kur ishte fëmijë ishte stërvitur në karate.
Për më tepër, ai tha se është marrë edhe me taekwondo, xhudo dhe pak jiu-jitsu.
Nuk ka asnjë informacion se ku qëndrojnë aftësitë e tyre fizike, por sigurisht që mund të jetë një ndeshje interesante.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit