Në adresimin e zakonshëm dhe tashmë të përnatshëm të presidentit ukrainas, Vladimir Zelensky, ai ka ftuar qytetarët e Evropës që t’iu bëjnë më shumë presion qeverive të tyre për të ndërhyrë në Ukrainë.
“Evropianë, s’do jeni në gjendje të thoni se nuk e keni parë se çfarë ngjau në Ukrainë, çfarë ngjau në Mariupol. Ju e patë. Ju e dini”, ka deklaruar ai.
Ai ka ftuar perëndimin që të shtojë sanksionet ndaj Rusisë, dhe të “bëjë presion” në Moskën zyrtare që ta detyrojë të ulet dhe të negocioi fundin e luftës.
“Ne nuk kemi bërë dhe kurrë nuk do të bënim diçka të ngjashme te qytetarët e Donetsk-ut, Luhansk-ut apo të ndonjë regjioni tjetër”, tha Zelensky, duke iu referuar regjioneve separatiste në lindje te Ukrainës.
“Jo vetëm atyre, po asnjë qyteti tjetër të botës”.
Ai ka shtuar se evakuimi i civilëve po vazhdon dhe deri tash janë shpëtuar 35 mijë qytetarë. Evakuimet janë bërë kryesisht nga qyteti i Sumy-it, Kiev-it dhe Enerhoar-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Asnjë shenjë sabotimi në rrëzimin vdekjeprurës të helikopterit të Presidentit iranian, thotë raporti i hershëm
-
Nagavci hap tender për ekspert që monitoron kritikat e mediave
-
Ministri i Jashtëm lituanez: Rusia nuk duhet të prekë kufijtë në Baltik, BE dhe NATO duhet të reagojnë
-
Pas ShBA-ve, Republikës Srpska i reagon edhe BE: S‘tolerojmë sjellje që rrezikojnë sovranitetin e BeH-së
Lajmet kryesore
-
Shqipëria ‘ndez motorët’ për sezonin turistik
-
Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, lihet në fuqi masa për 9 të arrestuarit
-
Asnjë shenjë sabotimi në rrëzimin vdekjeprurës të helikopterit të Presidentit iranian, thotë raporti i hershëm
-
Tahiri: 30 maji dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit