Orët e hershme të mëngjesit të së enjtes (me kohën tonë lokale), u zhvillua tjetër xhiro në ligën amerikane NBA, ku pati shumë ndeshje interesante.
Kryendeshja e kësaj xhiroje ishte ajo mes kampionëve në fuqi të Milwaukee Bucks dhe liderëve aktual të Konferencës Lindore, Miami Heat, të cilën e fituan Bucks me vetëm një pikë epërsi, 120:119.
Sikurse çdo herë, edhe në këtë sfidë ylli i Bucks, Giannis Antetokounmpo ishte shumë efikas, i cili përfundoi ndeshjen me 28 pikë, 17 kërcime e pesë asistime.
Derisa te Heat u dallua Tyler Herro me 30 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Fitore të rëndësishme dhe të vështirë në udhëtim mori edhe Utah Jazz, të cilët mposhtën pas vazhdimeve Houston Rockets me rezultat 127:132.
Te Jazz u dalluan Donovan Mitchell me 37 pikë e 10 asistime dhe Rudy Gobert shtoi 27 pikë e 17 kërcime.
Ndërsa te Rockets u dalluan Christian Wood me 24 pikë e 10 kërcime dhe Jalen Green me 27 pikë.
Ndërkohë, liderët e Konferencës Perëndimore, Phoenix Suns, shënuan fitore të thellë ndaj Portland Trail Blazers, me rezultat 120:90.
Cameron Johnson me 20 pikë, katër kërcime e katër asistime dhe Deandre Ayton me 18 pikë e tetë asistime, ishin basketbollistët më të dalluar te Suns.
Fitoren e katërt radhazi e morën e dhe Philadelphia 76ers, të cilët mposhtën New York Knicks me rezultat 123:108.
James Harden me 26 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime dhe Joel Embiid me 27 pikë e 12 kërcime ishin më të dalluarit te 76ers.
Ndërsa te Knicks, më efikasi ishte kanadezi Barrett, i cili shënoi 30 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.
Denver Nuggets u ndalën pas gjashtë fitoreve radhazi, të cilët u befasuan në shtëpi nga Oklahoma City Thunder, me rezultat 107:119.
Gilgeous-Alexander me 29 pikë dhe Isaiah Roby me 26 ishin më të dalluarit te Oklahoma, derisa te Nuggets ishte efikas Nikola Jokic me 22 pikë e 16 kërcime.
Rezultatet e ndeshjeve tjera të mbrëmjes:
Cleveland Cavaliers 98 – 119 Charlotte Hornets
Orlando Magic 114 – 122 Indiana Pacers
New Orleans Pelicans 125 – 95 Sacramento Kings
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
Mediu i kërkon GJKKO-së të kryhet një akt i ri ekspertimi ekonomiko-financiar për Gërdecin
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri