Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ka mbetur pa skuadër, pasi që klubi kroat, Ojijek, ia ka ndërprerë kontratën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Kroacia, të cilët përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, kanë bërë të ditur se Grezda nuk do të jetë më pjesë e tyre.
“Eros Grezda nuk do të jetë më futbollist i Osijek-ut. Klubi dhe futbollisti kanë rënë dakord për të shkëputur kontratën që ishte valide deri në fund të këtij sezoni”, shkruan klubi i Osijek-ut.
“26 vjeçari ka zhvilluar 50 ndeshje për Osijek-un duke shënuar nëntë dhe ka dhuruar tre asistime”, thuhet në njoftimin e klubit kroat.
“Faleminderit Eros për gjithçka që i dhe NK Osijek-ut dhe suksese në vazhdim të karrierës”, shuhet më tej në komunikatën e Osijek-ut.
Kujtojmë që mesfushori kuqezi, sw fundmi qëndroi i huazuar te skuadra hungareze, Zalaegerszeg, që nga korriku i vitit të kaluar e deri para dy ditësh kur edhe i përfundoi periudha e huazimit.
Edhe Zalaegerszeg e largoi Grezdën nga forma e huazimit që e kishte, duke e lënë lojtarin pa skuadër dhe tani si i lirë mund të nënshkruajë me cilin do klub që i ofrohet.
Kujtojmë që Grezda periudhën më të mirë në karrierën e tij e kishte në vitin 2018, kur klubi skocez, Rangers, pagoi 2 milionë euro për ta transferuar atë nga Osijek-u.
Te Rangers, Grezda qëndroi për një sezon e gjysmë, i cili më pas u rikthye përsëri në Osijek, por këtë radhë kroatët paguan për të 400 mijë euro.
Kujtojmë që Erosi numëron 12 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Shqipërisë, prej të cilave ka realizuar një gol.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Operacioni i SPAK, Balla: Lufta kundër krimit të organizuar po jep rezultat
-
Moska dhe Pekini qëndrojnë së bashku teksa konflikti shkatërron Ukrainën
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet Kurtit – eksperimentet e tij shkaktuan dështimin më të madh